Live

Shtatzënia apo mëmësia mund të dëmtojnë kujtesën e gruas: Mitet dhe të vërtetat rreth “trurit të foshnjës

22:07 / 26 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Të dhënat që mbështesin ekzistencën e trurit të foshnjës, një term që përdoret për të treguar se shtatzënia apo mëmësia mund të dëmtojnë kujtesën e gruas apo aftësinë për të menduar, nuk janë të mjaftueshme

Studiuesit nisën të studionin teorinë e trurit të foshnjës, ngaqë shpeshherë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, gratë shfaqin ndryshime në aftësitë njohëse, veçanërisht harresë.

Gjithsesi, rezultatet e studimeve që analizojnë marrëdhënien mes shtatzënisë apo mëmësisë dhe ndryshimeve në aftësinë e gruas për të menduar, janë shumë kontradiktore.

Sipas disa studimeve, gjatë shtatzënisë dhe pas saj, kujtesa e grave dobësohet, ndoshta për shkak të ndryshimeve hormonale, mungesës së gjumit apo stresit për të përballuar një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

Sidoqoftë, sipas disa studimeve të tjera, shtatzënia dhe mëmësia nuk kanë ndikime negative në aftësitë njohëse.

Meqenëse koncepti i trurit të foshnjës pranohet gjerësisht, disa ekspertë sugjerojnë se gratë shtatzëna dhe nënat e reja janë të vetëdijshme për ato që harrojnë çdo ditë. Kësisoj, gabohen kur mendojnë se kanë probleme.

Nëse jeni shtatzënë apo një nënë e re, mos mendoni se aftësitë tuaja njohëse po përkeqësohen, por nuk duhet të harroni se mëmësia shoqërohet me një ndryshim emocional dhe fizik.

Teksa i përshtateni kësaj situate të re, mundohuni që vëmendja juaj të përqendrohet në aspektet pozitive të shtatzënisë, mëmësisë dhe rrugëtimit që keni përpara.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...