Live

Çfarë duhet të dimë për kancerin e tiroides

14:48 / 18 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Kanceri i tiroides ndodh në qelizat e tiroides – një gjendër në formë fluture, e vendosur në bazë të gushës suaj. Tiroidja prodhon hormone që rregullojnë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, temperaturën e trupit dhe peshën.

Simptomat e kancerit të tiroides fillojnë ngadalë krahasuar me llojet e tjera të kancerit. Lodhja është simptoma më e zakonshme. Mund të ketë ndryshime në flokë, thonj apo lëkurë dhe ankesa të tjera të lehta që mund të shkaktohen dhe nga plakja, dieta, stresi dhe shumë faktorë të tjerë.

Pacientët tipikë me kancer të tiroides janë femrat e moshës nga 30 – 60 vjeç. Për shkak se simptomat janë të ngjashme me problemet e përditshme, shpesh pacientët shkojnë me vonesë tek mjeku.

Ndërkohë që kanceri i tiroides zhvillohet, mund të keni këto simptoma:

Një ënjtje apo gungë në gushë që mund të ndihet nëpërmjet lëkurës
Ndryshime në zë, përfshirë ngjirjen
Vështirësi në gëlltitje
Dhimbje në qafën dhe fyt
Ndryshime në humor
Rënie të flokëve
Kur duhet të shihni një doktor?

Nëse përjetoni këto simptoma lini një takim me mjekun tuaj. Kanceri i tiroides nuk është shumë i shpeshtë, kështu që doktori juaj mund t’ju bëjë analiza për shkaqe të tjera për shenjat dhe simptomat tuaja fillimisht.

Shkaqet

Akoma nuk është plotësisht e qartë se çfrë e shkakton kancerin e tiroides. Kanceri i tiroides ndodh kur qelizat në tiroiden tuaj pësojnë ndryshime gjenetike (mutacione). Mutacionet lejojnë qelizat të rriten dhe shumohen shumë shpejt. Qelizat humbasin gjithashtu aftësinë për të vdekur, siç bëjnë qelizat normale. Qelizat jonormale të akumuluara formojnë një tumor. Këto qeliza mund të pushtojnë indet e afërta dhe të përhapen në trup.

Llojet e kancerit të tiroides

kanceri Papilar i Tiroides
Kanceri papilar i tiroides është tipi më i përhapur, duke përbërë 70% deri 80 % të të gjitha llojeve të kancerit të tiroides. Ka tendencë të rritet ngadalë dhe shpesh përhapet në nyjat limfatike të qafës. Megjithatë, ndryshe nga llojet e tjera të kancerit, përgjithësisht ka një prognozë shumë të mirë pavarësisht se përhapet në gjëndrat limfatike.

Kanceri Folikular i Tiroides.

Kanceri folikular i tiroides përbën 10% deri në 15% të të gjitha llojeve të kancerit në SHBA. Kanceri follikular përhapet dhe në nyjat limfatike, por kjo është më pak e zakonshme se sa në kancerin papilar. Po kështu kanceri folikular ka më shumë gjasa të përhapet në organe të largëta, veçanërisht në pulmone dhe kocka.

Kanceri Papillar dhe Follikular njihen gjithashtu si kancer të mirë diferencuara të tiroides (DTC).

Kanceri Medular i Tiroides (MTC)
Përbën rreth 2% të të gjithë llojeve të kancerit të tiroides. Afërsisht 25% të MTC ka predispozicion gjenetik dhe është i lidhur me tumore të tjera endokrine. Në familjet ku njëri anëtar është i prekur nga MTC rekomandohet kryerja e një testi për mutacion gjenetik në Ret protoonkogjen ,gjë që çon në diagnostikimin e hershëm të MTC dhe trajtimin kirurgjikal të tij.

Kanceri Anaplastik i Tiroides
Është më i avancuari dhe më agresivi. Ai nuk i përgjigjet mirë terapisë. Kanceri Anaplastik është shumë i rrallë dhe gjendet në më pak se 2% të pacientëve me kancer të tiroides.

Lloje të tjera të kancerit të tiroides janë: limfoma, histiocitoza, tumore mezenkimale,teratoma dhe metastazat tiroidiene të tumoreve malinje të indeve të tjera.

Faktorët e riskut

Seksi femër – kanceri i tiroide është më i shpeshtë në femra se sa në meshkuj
Ekspozimi ndaj niveleve të larta të rrezatimit – shembuj përfshijnë trajtimet me rrezatim dhe ekspozim pas aksidenyeve në central bërthamore apo testimin e armëve.
Sindroma të caktuara të trashëguara – këto sindroma gjenetike përfshijnë kancerin medular të tiroides në familje, neoplazitë endokrine multiple .
Metodat e diagnostikimit

Te gusha e vogël diagnoza parashtrohet me palpimin e qafës, pastaj testet e gjakut, të cilat e caktojnë nivelin e T3, T4 dhe TSH, si dhe me shintigrafi.

Rritja e gjëndrës tiroide mund të shkaktojë të ënjturit në bazën e qafës me madhësi të grushtit. Kjo gjendje është e njohur si gushë. Gusha mund të përsëritet nëse pacienti nuk mjekohet në mënyrë të drejtë. Vetëm 5% të pacientëve te të cilët është diagnostikuar gusha mund të zhvillojnë kancer.

95% të pacientëve me gushë pas trajtimit vazhdojnë me aktivitetet e tyre të përditshme. Nëse dikush mendon se ka gushë, së pari duhet të konsultohet me endokrinologun. Për trajtim të drejt të gushës nevojitet qasje ekipore, pasiqë më së shpeshti pas eho kontrollit të gjëndrës tiroide të bërë nga ana e radiologut, nevojitet biopsi me gjilpërë – marrja e ekzemplarit për ekzaminim.

Pacientët te të cilët gjatë biopsisë aspiracione përmes endoskopit (që përdoret në diagnozën e nodujve të tiroides) iu është diagnostifikuar kancer, dërgohen për intervenim kirurgjik. Operacioni rekomandohet për pacientët të cilët kanë vështirësi me frymëmarrjen për shkak të nodujve jo malinj të qafës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...