Piktura “Vazo lulesh” nga mjeshtri Hollandez Jan van Huysum u kthye në Galerinë Uffizi në Firence të Premten pasi piktura ishte vjedhur mbi 75 vjet më parë nga ushtarët gjermanë.
Piktura fillimisht u var në galeri në 1824 para se të merrej nga ushtarët nazistë ndërsa ata u tërhoqën në veri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Piktura mbeti e humbur për disa dekada deri në 1991, kur u rishfaq pas bashkimit gjerman.
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Enzo Moavero Milanesi, festoi përpjekjen e ekipit që u desh për kthimin e pikturës.
“Kjo histori është një histori e bukur sepse përfshinte një përpjekje të koordinuar me të vërtetë duke na lejuar të sjellim në shtëpi një pamje të rëndësishme që fillimisht ishte pjesë e këtyre koleksioneve,” tha ai. “Tani ajo mund të jetojë në këto koleksione krahas pikturave të tjera të rëndësishme. Eshtë një histori me një fund të lumtur, një histori shumë evropiane.”
Familja në posedim të piktures ‘Vazo së Lulesh’ kërkoi deri në dy milion euro nga autoritetet gjermane në këmbim të pikturës.
Ligji gjerman vendos kufizime në krimet e më shumë se 30 vjet të vjetra, të cilat penguan qeverinë të pretendojë se piktura ishte e vjedhur.
U zhvillua një betejë ligjore midis qeverisë dhe familjes. Autoritetet theksuan se piktura ishte vjedhur, domethënë ushtari që e morri atë nuk mund të shihej si pronar dhe nuk kishte të drejtë t’ia lëvronte askujt.
Avokatët e familjes argumentuan se ushtari kishte blerë pikturen në një treg