Një testim i madh i një ilaçi të imunoterapisë ka treguar se mund të jetë efektiv tek disa burra që vuajnë nga kanceri i përparuar i prostatës.
Ata nuk reagonin më ndaj trajtimeve kryesore për këtë lloj të kancerit.
Studiuesit zbuluan se një pjesë e vogël e burrave, të përshkruar si “super reagues”, ishin në gjedje të mirë edhe pasi përfundoi testimi, megjithëse kishin një prognozë shumë të dobët para trajtimit.
Javën e kaluar u raportua se i njëjti ilaç ishte dëshmuar e efekte pozitive në trajtimin e kancereve të përparuara të kokës dhe qafës.
Çarë është imunoterapia?
Imunoterapia përdor sistemin tonë imunitar për të njohur dhe sulmuar qelizat kancerogjene.
Tashmë është duke u përdorur si një trajtim standard për disa kancere siç janë melanomat – dhe duke u testuar edhe për shumë të tjera.