Joaquin Phoenix dhe Martin Sheen u arrestuan në protestat javore që u mbajtën për ndryshimin e klimës.
Fituesi i “Golden Globe”, Joaquin Phoenix dhe Martin Sheen ishin të famshmit e fundit që u arrestuan si pjesë e protestave javore për ndryshimin e klimës, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Të premten u konfirmua për CNN se dy aktorët u arrestuan në protestat javore.
Policia verifikoi 147 persona të arrestuar në protestën e së premtes, por nuk u sigurua një listë e emrave të tyre.
Të gjithë ata ishin akuzuar për grumbullim, pengim ose prishje të rendit, tha një zëdhënës i departamentit për CNN.
Sipas llogarisë “Fire Drill” në twitter, Phoenix në fjalimin para protestuesve bëri thirrje për industritë e mishit dhe qumështit për rolin e tyre në krizën e klimës.
“Lëreni vendin tonë të zgjohet,” tha Sheen, në një fjalim emocional duke bërë thirrje për veprim rreth ndryshimeve të klimës.
Kjo është java e 14-të që kur po mbahen protesta të krizës klimatike, ku morën pjesë nga Ted Danson deeri tek Iain Armitage.
Protesta e kësaj jave u përqëndrua në bankat e mëdha dhe investitorët që financojnë zgjerimin e industrisë së karburanteve fosile. Kjo është protesta e fundit për momentin, pasi Fonda do të kthehet në Los Angeles.