Live

Blero zbulon një tjetër këngëtar që do i këndoj në dasëm

13:14 / 14 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kanë mbetur edhe pak javë deri në dasmën madhështorë të Bleros me Afronën.

Çifti tashmë kanë përfunduar përgatitjet e ceremonisë madje kanë shpërndarë edhe ftesat.

Së fundmi, Blero ka zbuluar artistin i cili do ta këndojë këngën e dasmës dhe ai është shumë i pëlqyer nga ne.

Bëhet fjalë për Yll Limanin me të cilin Blero ka postuar fotografi dhe për të cilin njoftoi se do të jetë i pranishëm si performues.

Ndryshe, çifti i ri muajin e mjaltit do ta kalojnë në Hawaii dhe këtë e zbuloi Afrona përmes rrjeteve sociale.

Shpërndaje në

U Kopjua