Live

Brenda super shtëpisë 2 milionëshe të Bebe Rexhës në Hollywood Hills

18:37 / 08 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Mirë se erdhët tek shtëpia e këngëtares Bebe Rexha që posedon në Hollywood Hills.

Hollywood Hill është një nga lagjet më të famshme në botë, pasi shumë yje të Hollywood-it janë rezidentë të shtëpive dhe pronarë të pronave në të.

Edhe 30-vjeçarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, posedon një shtëpi piktoreske në këtë lagje të Kalifornisë.

Ylli i muzikës e ka blerë këtë shtëpi në vitin 2018. E derisa shtëpia është blerë me një çmim prej 2 milionë e 72 mijë dollarë, pamja që ajo ka dhe rregullimi me detaje të bukura ia vlen çdo centë, përcjell Gazeta Express.

Kjo rezidencë cilësohet si një villë e dizajnuar nga dizajnerë profesionistë, me një ndjenjë të rivierës fraceze e italiane.

Vetëm pamja nga jashtë mjafton që t’i bëjë mysafirët të ndihen si në një pushim A-class.

Oborri i ka të gjitha, me pamjen nga kodrat dhe pishinën luksoze.

Ndërsa brenda, vizitorët mund të kalojnë kohën në dhomën e ndejës, e cila ka një kaminë gjigande dhe hapësirë të dekoruar në mure.

Ndërsa dhomën e gjumit duhet ta shihni patjetër!

Ajo duket si një vend ku do të dëshironit të kaloni gjithë ditën, me hapësirën e madhe dhe dekorin fantastik.

Banjot me të gjitha sistemet e nevojshme për relaksim dhe dysheme me nxehje, këngëtarja i ka të gjitha për të pushuar pas një dite të gjatë.

Shtëpia gjithashtu ka një kuzhinë të rehatshme të bardhë dhe dy dhoma gjumi për mysafirë.

Kjo shtëpi e Bebe Rexhës sigurisht se është shtëpi e ëndrrave për të gjithë!

Këngëtarja shpesh zgjedhë që të kalojë gjithë ditën vetëm për t’u relaksuar në këtë shtëpi të kompletuar.

Ajo madje organizon festa për familjen dhe miqtë dhe shpesh mund ta shohim duke postuar pamje të kësaj shtëpie në Instagramin e Bebe Rexhës.

Shpërndaje në

U Kopjua