Live

Cardi B kapet keq me artistët 10 vjeçarë

10:55 / 05 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Që kur i ka hyrë botës së muzikës Cardi B ka patur grindje me shumë emra të njohur.

E si duket armiqtë e saj veç sa janë shtuar. Këtë herë një grup i quajtur ZN8tion i përbërë nga 4 dhjetëvjecarë i ka shpalur luftë reperes, duke i bërë diss.

Ndërsa Cardi së fundmi sipas Page Six iu është përgjigjur atyre. Cardi nuk kurseu shprehjet vulgare si: “Nuk do të lejojë që një djalë i vogël të ngjitet pas meje” “shko pije qumështin e nënës… ” e shumë fjalë tjera të rënda.

Dissi që djemtë i kanë bërë reperes thoshte: “Nuk e di se cka është më fallco jeta jote apo vithet e tua” Sipas tyre ata donin ti jepnin një mësim Cardit, pasi që ajo vet tregohet shumë nxitëse në tekstet e saja.

Cardi B nuk është reperja e vetme që ZN8tion i kanë bërë diss. Ata më  herët janë marrë edhe me reperin Tekashi69.

Shpërndaje në

U Kopjua