Live

Cardi B përpak sa nuk i del gjoksi duke u larguar nga VMA

09:35 / 28 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Cardi B gati i doli gjoksi në fustanin, teksa po largohej nga ndeja e “MTV VMA” në orët e para të mëngjesit, shkruan TheSun.

26-vjeçarja e cila mori çmimin për “Best Hip Hop” dukej e mahnitshme kur u nis në Nju Jork për të festuar në mbrëmje.

Miley Cyrus u pa e shoqëruar nga e dashura Kaitlynn Jenner, në anën tjetër Taylor Swift u sigurua që të gjithë sytë të drejtoheshin kah ajo.

Një moment që do të mbahet mend nga kjo ceremoni është kur John Travolta po jepte një çmim dhe e ngatërroi mbretëreshën e pop-it, Taylor.

Kjo e fundit e cila u nominua në 12 kategori se fitoi çmimin për “Videon më të mirë”, e hapi këtë ceremoni me një performancë madhështore.

Në imazhet e mëposhtme mund të shihni se si Cardi B teksa largohet nga ndeja e mban fustanin me duar tek gjoksi, pasi ishte aq i hapur saqë gati i doli jashtë kontrollit.

Shpërndaje në

U Kopjua