Live

Çfarë të mira na sjell Uji detox

20:58 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Uji detox është shumë i rëndësishëm si për të arritur që trupi të dobësohet gjithashtu edhe për shëndetin.⠀

Uji detox është i pasur me vitamina e antioksidantë që ju japin energji, ju hidratojnë dhe detoksifikojnë. Vendosni fruta dhe perime në shishe me ujë dhe lërini të veprojnë 30 minuta para se t’i pini.

Më poshtë ju sjellim disa kombinime mjaft të shëndetshme sa i përket ujit detox, i cili mund të bëhet me fruta dhe perime të ndryshme.⠀

 Çaj jeshil, mente dhe lime⠀
Djeg yndyrat, ndihmon tretjen, kuron dhimbjen e kokës, kongjestionin dhe freskon frymëmarrjen.⠀

 Luleshtrydhe dhe kivi⠀
I bën mirë shëndetit kardiovaskular, mbron sistemin imunitar, rregullon sheqerin në gjak dhe tretjen.⠀

Kastravec, lime dhe limon⠀
Largon ujin e tepërt nga trupi, fryrjen, kontrollon urinë, hidraton, rregullon tretjen.⠀

Limon, lime dhe portokall⠀
Përmirëson tretjen, vitamina C mbron sistemin imunitar.⠀

Shpërndaje në

U Kopjua