Live

Dialogu Kosovë-Serbi, analisti Naim Rashiti flet për Kosova.LIVE: Platforma e dialogut, a do të ketë marrëveshje këtë vit dhe si mund të duket marrëveshja?

11:44 / 24 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Gazetari: ÇLIRIM QERIQI


Dialogu Kosovë-Serbi këtë vit është shndërruar në ‘top-temë’ për faktorët ndërkombëtar, sidomos për shtet e fuqishme evropiane. Tashmë shumë shtete kanë dërguar emisarët e tyre për t’u marrë me dialgoun, ku fokusi kryesor është marrëveshja finale.

Por, a është afër një marrëveshje e tillë? A ka Kosova platform për dialogun? Si mund të duket një marrëveshje finale?

Të gjitha këtyre pyetje i është përgjigjur analisti i njohur, Naim Rashiti në një intervistë për Kosova.LIVE.

Më poshtë e keni intervistën e plotë:

Kosova.LIVE: Në leximin tuaj, a po e merr seriozisht Qeveria formulimin e një platforme për dialog final me Serbinë, meqenëse muajve të fundit administrata e presidentit Biden, BE dhe caktimi i emisarëve të veçantë, shihet si një insistim për te dy shtetet që të arrijnë marrëveshjen finale?

Naim Rashiti: Nuk e di a ka Qeveria strategji apo platformë. Qeveria ka insistu se nuk do t’i ndaj dokumentet strategjike dhe si të tilla do të i mbajë për proces negociator.

Ajo që është e sigurt është se do të ketë një proces dinamik të dialogut mes dy vendeve me angazhimin e një grupi të madh ndërkomëbtar Keni parasysh këshilltarët e Francës dhe Gjerman nuk janë të dërguar por do të marrin pjesë në konsultime dhe negociata direkte mës liderëve të Kosovës e Serbisë, me mandat të plotë të Kancelarit Scholtz dhe Presidentit Macron.

Kosova.LIVE: A pritni dinamizim të procesit, marrëveshje këtë vit apo në vitin tjetër?

Naim Rashiti: Pritet dialog intensiv këtë vjeshtë dhe pranverë, me takime të rregullta mes dy liderëve dhe qarkullim dokumentesh mes tyre.

Më e rendesishmja është dinamizimi i dialogut, angazhimi i BE-së dhe të tjerëve për marrëveshje gjithpërfshirëse krahas implementimit të disa marrëveshjeve. Deri më tani BE-ja ka qenë shumë e prekupuar me marrëveshjet teknike dhe menaxhimin e krizave mes Serbisë e Kosovës. Me 18 gusht ka ndodh një ndryshim. BE-ja ka filluar dhe pranuar të diskutoj për marrëveshje gjithpërfshirese, e ka vendos me prioritet. Kjo është një mundësi e re për Kosovën.

Kosova.LIVE: Në analizën tuaj, a besoni se tashmë Uashingtoni, Berlini, Londra, Parisi e BE e kanë në tavolinë draftin e marrëveshjes finale?

Naim Rashiti: Nuk ka draft marrëveshje, ka diskutime dhe përgatitje për proces negociator. Në një proces intensiv të dialogut, pres që akterët ndërkomebtarë të vendosin në tavolinë formulime për marrëveshje. Jemi ende larg, por besoj se koha do të vije.

Kosova.LIVE: Si e shihni ju konkretisht këtë marrëveshje, si mund të duket ajo?

Naim Rashiti: Përfitimi më i madh për Kosovën vije kur kemi proces intesiv të dialogut, me të gjithë miqët e Kosovës në tavolinë. Në ato raste, faktori ndërkombëtar do të shtyej përpara marrëveshje.  Natyrisht do të kërkohen kompromise por asnjë nga ato nuk do të jenë të dëmshme për Kosovën, dhe perfitimet ndërkombëtare për Kosovën do të jenë të mëdha, sidomos në nivelin evropian. Njohjën e vendeve që i hapin Kosovës rrugën për anëtarësim në NATO dhe BE.

Kjo do të kërkojë jo vëtëm strategji e platformë por qasje e përbashkët politike në Kosovë. Është përgjegjësi e insitucioneve, bartësve të saj, Kryeminsitrit dhe partive parlamentare të përgatitën institucionalisht dhe politikisht për një proces intensiv dhe marrëveshje, mundësisht me Serbinë, por se paku një kornizë marrëveshje që do të marrë mbështetjen ndërkomebtare.

Shpërndaje në

U Kopjua