Live

Gabimet që duhet të ndaloni së bëri në palestër

10:46 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Mos përdorimi i peshave të rënda

Shumica e grave preferojnë ti anashkalojnë ushtrimet që kërkojnë pesha të rënda me justifikimin se një ushtrim i tillë do ti sjellë bllokim të muskujve. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nëse ju ushtroheni me pesha do të harxhoni më shumë kalori. Gjithnjë pesha e shtuar duhet të jetë në proporcion me peshën e trupit dhe me fizikun tuaj.

Vrapimi me stomakun bosh

Një tjetër gabim që vajzat dhe gratë bëjnë shpesh është të vrapojnë me stomakun bosh, pa ujë dhe pa ushqim. Kjo vjen për faktin se shumica e njerëzve frekuentojnë palestrat pas pune. Ekspertët thonë se një lëvizje e tillë do të ishte fatale për organizmin tuaj. Nëse ju nuk keni marrë kaloritë e duhura gjatë ditët nuk keni sesi të ushtroheni më pas.

Forma e keqe

Është shumë e rëndësishme që ushtrimet që ju bëni t’i bëni në pozicionin e saktë për muskulaturën. Në të kundërt ju mund të krijoni probleme të mëdha në shëndetit tuaj. Konsultohuni gjithnjë më instruktorin në mënyrë që ushtrimet që bëni të japin rezultatet e kërkuara dhe jo ndonjë rezultat tjetër anësor.

Anashkalimi i stretching

Të hyrit nga ambientet e jashtme menjëherë në ushtrime palestre është diçka që ndodh shpesh. Por, mundohuni të mos e bëni më. Patjetër duhet të kalojnë disa minuta nxehjeje para se ju të filloni me intensitet programin e ditës. Kjo gjë do të parandalojë dëmtimet e mundshme dhe ju do të merrni maksimumin nga stërvitja tuaj.

Të bërit shumë ushtrime barku (crunches)

Pjesa e barkut për vajzat dhe gratë është shumë e rëndësishme. Për këtë dhe shpesh shohim gra që stërmundohen gjatë gjithë kohës duke bërë ushtrime për pakrun. Përsëritja në mënyrë të vazhdueshme e të njëjtit ushtrim do bëj që ju të forconi vetëm njërin muskul duke lënë në “hije” të tjerët. Për këtë ju sugjerojmë të bëni ushtrimin e quajtur plank.

Shpërndaje në

U Kopjua