Nuk do të shijoni asnjë udhëtim me makinë nëse gjatë lëvizjes do të përjetoni ndjesinë e të përzierave. Kur truri merr sinjale konfuze nga sytë dhe veshi i brendshëm, gjithçka që ju do të kërkoni të bëni ëshrtë të villni. Gjyshet mund t’ju kenë thënë shumë truke për ta ndaluar këtë gjë, duke filluar nga nuhatja e duhanit e deri tek pirja e lëngut të limonit, por Living do të ndajë me ju edhe gjashtë metoda të tjera shumë efektive në mënyrë që të mos ju “zërë” makina.
- Sigurohuni që ajri në makinë të mos jetë i kondicionuar, por i freskët. Rrini pranë dritares dhe thithni ajër të freskët.
- Mos udhëtoni me stomakun bosh, por gjithmonë para se të niseni në një udhëtim të gjatë konsumoni biskota të thata në mënyrë që t’ju thithin lëngjet e stomakut.
- Pijet e gazuara (me limo nose portokall)duket se kanë një efekt qetësues për stomakun kur ndjeni të përziera për shkak të lëvizjeve. qetësojnë stomakun. ËebMD rekomandon kombinimin e efekteve qetësuese të xhenxhefilit me carbonation. Dorëzimi i dikujt që tenton të luftojë me sëmundjen e lëvizjes, mund të ndihmojë një aleancë me xhenxhefil.
- Xhenxhefili do t’ju ndihmojë gjithashtu të qetësoheni. Pini një gotë ujë ku në të keni tretur një lugë xhinxher pluhur dhe keni shtuar një lugë çaji lëng limoni.
- Limoni dhe karamelet me mente janë të njohura gjithashtu për vetitë qetësuese që kanë në kësi rastesh.
- Para se të ndjeni të përzierat mund të përtypni çamçakëzë me mente.
Udhëtim të mbarë
Remedy Daily