Live

Gjëra që mund të bëni çdo ditë për të rritur zgjuarsinë

13:11 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Tregohuni më eficentë për kohën tuaj online
Ndërprerjet për të lundruar internetin nuk kanë pse të jenë vetëm për të kontrolluar rrjetet sociale apo për të parë video macesh qesharake. Mundohuni të shfrytëzoni informacionet e vlefshme që interneti ka për të ofruar.
Shkruajini ato që mësoni
Nuk ka pse të jetë e bukur apo e gjatë, por të shpenzosh disa momente për të shkruar ato që ke mësuar gjatë ditës është e garantuar që shton fuqinë e trurit.
Bëni një listë me gjërat e bëra
Një pjesë e rëndësishme e inteligjencës është vetbesimi dhe lumturia, kështu që jepini një shtysë të dyjave duke bërë një listë jo të gjërave që keni për të bërë, por të atyre që keni bërë tashmë. Nxirrni lojrat e tavolinës
Lojra si shahu, mos u nxeh e madje edhe puzzle ndihmojnë në mbajtjen e trurit në aktivitet të lartë.
Zgjidhi shokët më të zgjuar se vetja
Kini parasysh se niveli juaj i inteligjencës është i barabartë me mesataren e nivelit të 5 personave me të cilët ju rrini më shumë. Mund të jetë e vështirë për vetvlerësimin tuaj por është mënyra më e shpejtë për të mësuar.
Lexoni shumë
Ky nuk është një lajm i ri por është nëj nga këshillat më të vjetra e njëkohësisht më të mira. Sasia ka shumë rëndësi.
Shpjegojani të tjerëve
Albert Einstein ka thënë se nëse nuk e shpjegon diçka shkurtimisht, nuk e ke kuptuar siç duhet. Përqëndrohuni tek një informacion i ri deri sa të kuptoni se jeni në gjendje t’ja shpjegoni dikujt tjetër.
Bëni gjëra të reja rastësore
Nuk do të dini kurrë çfarë mund t’ju duhet në të ardhmen. Provoni gjëra të reja dhe shihni nëse ato do të lidhen me eksperiencën tuaj në të ardhmen. Një kurs rastësor kaligrafie e ndihmoi Steve Jobs në krijimin e kompjuterëve Mac.
Mësoni një gjuhë të re
Nuk është e nevojshme të flisni menjëherë rrjedhshëm apo të merrni rrugën për të shkuar në një vend të huaj për të mësuar një gjuhë të re. Mund ta bëni këtë lehtësisht nga kompjuteri juaj duke shfrytëzuar website-t e shumta që e ofrojnë një gjë të tillë.
Bëni pushim
Jepini trurit kohë që të procesojë ato që ka thithur duke medituar

Shpërndaje në

U Kopjua