Live

Hiq dorë nga këto gjëra që të jesh më i lumtur

13:59 / 11 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Është disi e vështirë të heqësh drë nga gjëra të cilat janë të skalitur në karakterin tënd. Ama unë ja dola dhe më besoni bëra gjënë më të mirë. Hoqa dorë nga disa gjëra të cilat nuk më bënin asgjë tjetër veçse rrisnin nivelin e stresit dhe mërzisë në jetën time. Tani ndihem një njeri më i lirë dhe rrjedhimisht edhe më i lumtur!

Largova ambicien
Mbase nuk ka asgjë të keqe të jeshë një natyrë ambicioze, por për mua ambicia ishte bërë diçka mbytëse. Kërkoja të arrija me çdo kusht atë që i kisha vënë synim vetes dhe më pas nuk kënaqesha kurrë me arritjet e mija.

Hoqa dorë nga perfektja
Edhe 7 jetë po të jetoja, jam e bindur se kurrë nuk do të arrija ta gjeja atë që unë vetë konsideroja perfekte. Tashmë kam hequr totalisht dorë, duke vlerësuar më shumë bukurinë e gjërave joperfekte.

Mësova të them jo
Të thuash jo mund të duket shpeshherë e pasjellshme. Ama për mua është një ndër çelësat e një jete të lumtur. Nuk kam pse të bëj atë që nuk dua ta bëj vetëm sepse druhem të them jo.

Ula standartet
Edhe kjo mund të duket disi e çuditshme, por sa më të larta standartet aq më e vështirë është për të arritur atë që do. Atëherë përse duhet t’i kesh standartet e larta?
Sigurisht për dikë tjetër këto që unë bëra mund të duken absurde, por mendoj se e gjitha varet nga natyra e një njeriu. Unë provova të isha ajo që isha ndërsa tani jam më e lumtur kështu si jam!

Shpërndaje në

U Kopjua