Live

Ka dritë në fund të tunelit për Manchester Unitedin

21:05 / 27 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Pas katër ndeshjeve me radhë pa fitore, Manchester United më në fund është këndellur.

“Djajtë e Kuq” arritën të triumfojnë 3-1 në udhëtim te Norwich Cityn.

Scott McTominay në minutën e 21-të, Marcus Rashford në atë të 31-të dhe Anthony Martial në minutën e 73-të, shënuan për t’ia dhuruar tri pikë Unitedit.

Lexoni edhe:Soni me këtë paraqitje ua ngritë disponimin

Rezultati do të ishte edhe më i thellë nëse Marcus Rashford në minutën e 27-të, dhe Martial në atë të 43-të, s’do të kishin gabuar nga pika e bardhë.

Krejt çka arritën të bëjnë vendasit ishte goli i nderit, shënoi Hernandez në minutën e 89-të.

Sido që të jetë, Unitedi misionin e kreu duke marrë tri pikë për herë të parë që nga 14 shtatori, kur kishin mposhtur 1-0 Leicester Cityn.

Me këtë fitore, Unitedi ka bërë progres të madh edhe në renditje, duke u ngjitur nga vendi i 13-të në atë të shtatë me 13 pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)sportBotaKosova SotAktualitetNgjarjegazetalajme

Shpërndaje në

U Kopjua