Live

Këto janë mënyrat për të lënë një përshtypje të parë pozitive

16:01 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kudo duhet të lëmë një përshtypje të parë sa më të mirë, si në vendin e punës ku duam të futemi, apo në një ambient shoqëror me një person që nuk e njihnim më parë. Ndaj, është e rëndësishme të dimë disa “rregulla” të pashkruara se çfarë duhet të bëjmë për të lënë një përshtypje të mirë tek personat e tjerë. Më poshtë mund të lexoni pesë mënyrat e provuara si më efektivet për këtë aspekt.

  1. Ki kujdes me gjuhën e trupit tënd.

Ne jemi gjithmonë në komunikim me të tjerët, qoftë me fjalë, apo me lëvizjet e trupit tonë. Nuk është e thënë të flasim për të shprehur diçka, pasi edhe thjesht pa folur, prej gjesteve dhe shprehive të fytyrës sonë, të tjerët mund të kuptojnë se çfarë duam të shprehim. Ndaj, bëj kujdes me lëvizjet e tua, me mimikën tënde, pasi mund të rrezikosh të lësh një përshtpje negative tek të tjerët që nuk të njohin.

  1. Trego respekt.

Respekti është ndër gjërat më të rëndësishme në marrëdhëniet me të tjerët, në çfarëdo marrëdhënie, qoftë personale, apo profesionale. Nëse në vendin e punës tregon mungesë respekti, rrezikon ta humbasësh atë. Nëse në një lidhje tregon mungesë respekti, rrezikon të ndahesh prej personi që mund ta duash pamasë. Respekti është çelësi i mirëfunksionimit të një marrëdhënieje, ndaj mungohu ta tregosh atë në çdo situatë.

  1. Ji mendjehapur.

Ne po jetojmë në një kohë kur të gjithë kanë mundësi të mësojnë, pavarësisht të ardhurave apo ambientit që i rrethon. Mundësitë për të mësuar janë të shumta, ndaj tregohu mendjehapur dhe pranoji mendimet e të tjerëve, edhe pse mund të jenë ndryshe nga të tuat. Kjo gjë të tregon ty mendjehapur dhe bën që të tjerët të të respektojnë më tepër.

  1. Mbaje fjalën e dhënë.

Qëndroji besnik fjalëve që thua. Thuaj atë që mendon se mund ta realizosh dhe mos u mjafto vetëm me fjalët. Lëri veprimet e tua të flasin dhe mos bëj premtime që nuk mund t’i mbash dot. Ajo që ndodh shpesh, është se njerëzit në momentet e tyre të lumtura bëjnë premtime që më vonë shohin se nuk mund t’i mbajnë dot. Mirëpo kjo gjë i bën të tjerët të ndihen keq, pasi normalisht prisnin diçka nga ai premtim dhe nëse ti nuk e mban, ata do të zhgënjehen prej teje. Mbajtja e fjalës është një vlerë për personin që e jep atë.

  1. Fol.

Shumë njerëz kanë vërtet shumë njohuri, por hyjnë në grupin e personave introvertë dhe nuk i shprehin ato njohuri që kanë. Janë të turpshëm dhe mendojnë se të tjerët mund t’i gjykojnë për ato që do të thonë, por është akoma më keq, nëse nuk i shpreh gjërat që mendon, pasi njerëzit e tjerë i bie të mos njohin në të vërtetë për atë që ti je, apo për personin që përfaqëson me gjithçka që di apo mendon për tematika të ndryshme. Fol, shprehu dhe njerëzit do të të njohin ty për personin që je.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...