Live

Këto janë metodat që mund të shëroni dhimbjen e kokës

13:07 / 17 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Nga Dr. Besa Vranovci

Dhimbjet e kokës ndodhin si një problem shëndetësor që pothuajse tek të gjithë e hasim gjatë një periudhe të caktuar të jetës së tyre.

Këtu janë disa detaje të rëndësishme rreth ankimit të dhimbjes së kokës …

Dhimbja e kokës është një nga ankesat e para shëndetësore që ne shpesh ankohemi dhe ankohen edhe njerëzit e tjerë rreth nesh. Ka lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, varësisht nga ashpërsia, kohëzgjatja, zona e formimit dhe si fillon dhimbja. Dhimbjet e kokës të përhapura mund të shkaktohen nga një shkak shumë më i avancuar në disa raste, por pa asnjë rrezik të madh në trajtim të përgjithshëm dhe të lehtë.

Me fjalë të tjera, fillimi i papritur dhe dhimbjet e zgjatura me intensitet të rëndë mund të kenë shkaqe shumë serioze. Nëse kategorizojmë llojet e dhimbjeve të kokës, ajo ndahet në dy ;

  • si dhimbje koke primare dhe
  • sekondare

Nëse shqyrtojmë dhimbjen e kokës primare; ajo nuk është shkaktuar nga ndonjë sëmundje tjetër, por shihet si migrena, lloji tenziv i dhimbjes, periudha e adoleshencës etj.

Ndërsa dhimbjet e kokës dytësore mund të shkatohen; nga lëndimet e kokës dhe qafës, sëmundjet cerebrovaskulare, sëmundjet e trurit, tumoret e trurit, rritje e presionit të trurit , infeksionet e trurit, sinusiti.

DHIMBJA E KOKËS SI FILLON?

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin vetëm në një zonë të kokës ose mund të paraqiten si dhimbje në të dyja zonat e kokës. Nga ana tjetër, dhimbja e kokës mund të shfaqet si një gjendje që mund të shihet në zonën e kokës, ndonjëherë në pjesën e sipërme të qafës ose mbrapa.

Ndonjëherë dhimbjet e kokës mund të shfaqen edhe me dhimbje shumë të mprehta, të rënda . Ankesa e dhimbjes së kokës mund të fillojë në një kohë ose mund të ndodhë ngadalë. Dhimbja e kokës mund të zgjasë për një ditë ose nganjëherë për disa ditë. Nëse dhimbja e kokës vazhdon për një kohë shumë të gjatë, rekomandohet që të konsultoheni me mjekun tuaj.Nga ana tjetër, dhimbja e kokës e papritur që vazhdon dhe përkeqësohet mund të jetë gjithashtu një paralajmërues i një sëmundje të rrezikshme, nuk duhet të neglizhohet dhe duhet të merret metoda e nevojshme e trajtimit.

Llojet e dhimbjes së kokës

1) DHIMBJET E KOKËS NGA MIGRENA

Edhe pse shfaqja e migrenës ende nuk është sqaruar plotësisht, dihet se faktorët gjenetikë dhe mjedisorë luajnë një rol të rëndësishëm në këtë situatë. Migrena është një dhimbje koke e shkaktuar nga zgjerimi i enëve të trurit për shkak të shkaktarëve të ndryshëm.Është vërtetuar se në problemet e qarkullimit të gjakut dhe transmetimit të sinjaleve të dhimbjes rol të rëndësishëm kanë ndryshimet në nervin e tretë të trurit (trigeminal), dhe kjo mund të çoj në migrenë.

Stresi , uria, pagjumësia dhe disa lloje ushqimesh, të tilla si çokollata dhe vera, sinjale ndijore si zëri ose imazhi, janë shkaktarë të mundshëm të migrenës. Në disa gra, luhatjet normale hormonale shkaktojnë migrenë.

Studimet kanë treguar se serotonina dhe disa kimikate e tjera që rregullojnë dhimbjen mund të kenë ndikim në shfaqjen e migrenës. Niveli i ulët i serotoninës gjatë migrenës dërgon një sinjal që shkakton nervin trigeminal për lirimin e molekulës ‘neuropeptide’. Kur neuropeptidet arrijnë në meningje -membranën e trurit, kjo çon në dhimbje koke që lidhet me migrenën.

2) DHIMBJA E KOKËS E TIPIT TENZIV

Dhimbja e kokës e tipit tensiv është një dhimbje që mund të përfshijë qafën dhe kokën. Zakonisht fillon në pjesën e prapme të kokës dhe përhapet përpara. Shtrihet në shpatulla, qafë, kokë ose muskuj të nofullës dhe është shkaku kryesor i kësaj lloj dhimbje koke. Kjo lloj dhimbjeje koke, e cila është më e zakonshme, e shkakton ankthi, depresioni ,stresi ose lëndimi në kokë, tensioni i muskujve etj.

Kur për një periudhë të gjatë kohore, koka mbahen në mënyrë të qëndrueshme, për shembull, puna në kompjuter mund të shkaktojë dhimbje koke tensive.

Shkaktarë të tjerë të këtij lloji të dhimbjes së kokës përfshijnë përpjekje të tepruara, pozicioni i keq gjatë gjumit, pagjumësia, kërcëllimi i dhëmbëve,sinusiti, dobësia, lodhja e syve etj.

Disa ushqime janë gjithashtu të njohura për të shkaktuar këtë dhimbje koke. Djathrat e vjetra dhe çokollatat janë ndër këto ushqime. Substancat natyrore ose artificiale në ushqim mund të shkaktojnë dhimbje koke. Alkooli dhe dhimbja e kokës referohen gjithmonë së bashku.Përveç këtyre, për shembull, një person që ka zakon të pi kafe , nëse nuk pi çdo ditë kafe, dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga mungesa e kafeinës.

3) DHIMBJET E KOKËS NË ADOLESHENC

Sipas rezultateve të një studimi të kohëve të fundit që përfshin të rinjtë e moshave 12-18 vjeç , dhimbjet e kokës nga tensionet dhe dhimbjet e migrenës janë vërejtur në shumë të rinj. Përveç ndryshimeve hormonale, ndryshimet në marrëdhëniet psikologjike dhe mjedisore kanë treguar se të rinjtë i bëjnë që të ankohen për dhimbje koke.

Adoleshenca është një periudhë stresi për të rinjtë. Për shembull, rritja e stresit në moshën e shkollës së mesme që shkaktohet nga provimet e shumta si dhe lodhja gjatë mesimit edhe këto mund të shkaktojnë dhimbje koke.

4) DHIMBJA E KOKËS E TIPIT “CLUSTER”

Këto dhimbje koke fillojnë papritmas dhe mund të jenë mjaft të rënda sa për ta zgjuar personin nga gjumi i natës. Dhimbja manifestohet disa herë në ditë, e cila mund të zgjasë me muaj. Dhimbja humbet në të njëjtën mënyrë dhe nuk ndodh për disa muaj.Megjithëse shkaku i saktë i këtij lloji të dhimbjes mbetet i panjohur, disa shkencëtarë besojnë se kjo gjendje është e lidhur me lirimin e papritur të serotoninës ose lirimit të histamines. Dritat e ndritshme, lartësia e lartë, temperaturat e larta dhe lodhja fizike mund të shkaktojnë këtë lloj dhimbje koke . Dhimbja e kokës “Cluster” është më pak e zakonshme se llojet e tjera të dhimbjes së kokës.

DHIMBJET DYTËSORE TË KOKËS DHE SHKAQET?

Dhimbjet e kokës dytësore ndodhin si simptomë e një sëmundje tjetër. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje koke të rënda, shpesh herë të përsëritura, duke filluar nga mbrapa dhe duke përjetuar dhimbje koke të papritur, mund të ketë disa shqetësime të tjera që duhet të hulmtohen.

Nëse keni ankesa të tilla si të vjella, nauze, mjegullim i shikimit dhe dëmtim vizual me dhimbje koke, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme, pasi disa sëmundje që shkaktojne dhimbje koke dytësore mbartin një rrezik jetik.

Ne mund të listojmë sëmundjet që mund të shkaktojnë dhimbje koke dytësore si më poshtë:

  • Plagë të kokës dhe qafës
  • Sëmundjet e enëve të gjakut të trurit
  • Sëmundjet e nervit të trurit
  • Sëmundjet e trurit
  • Tumoret e trurit
  • Rritja e presionit të trurit
  • Infeksione të trurit
  • Sinusiti

DHIMBJA E KOKËS E PËRDITSHME KRONIKE DHE SHKAQET

Dhimbjet e kokës të përditshme kronike mund të shfaqen si një simptomë e shaktuar e sëmundjeve të renditura më sipër dhe bēnë pjesë tek dhimbjet e kokës në grupin sekondar. Megjithatë, mundë të ndodhë që këto dhimbje nuk shkaktohen nga asnjë sëmundje dhe në këtë rast përfshinë grupin primar.Në këtë rast, trupi mund të fillojë të reagojë në mënyrë të tepruar ndaj sinjaleve të dhimbjes ose sinjalet që e përcjellin dhimbjen në trurin tuaj mund të mos funksionojnë mjaft mirë.

Shumica e njerëzve që nuk kanë ndonjë sëmundje, por që vuajnë nga dhimbja çdo ditë, dhe marrin ilaçe per ndaljen e dhimbjes shpesh kanë dhimbje koke të përsëritura. Trupi është mësuar me marrjen e atyre ilaçeve dhe reagon me dhimbje koke kur ilaçet nuk merren.Nëse merrni ilaçe për dhimbje më shumë se 3 ditë në javë dhe 9 herë në muaj, jeni në rrezik për dhimbje koke të përditshme.

CILAT JANË METODAT QË MUND TË PËRDOREN PËR TË SHËRUAR DHIMBJEN E KOKËS ?

Ushtroni rregullisht. Ushtrimet në ambient të hapur do t’ju ndihmojnë më shumë.

Bëni masazh. Masazha që ju do të bëni do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të kalojë dhimbja e kokës.

Bëni dush të nxehtë

Përdorni kompresa të ftohta.

Kujdesuni për të ngrënë rregullisht. Bëni disa shtesa ushqimore në këtë kontekst. Vitamina B2, koenzim Q10, magnezium sulfat do të jetë mirë nëse i përdorni dhe ndihmojnë në dhimbjen e kokës .

KUR DUHET TË VIZITOHET MJEKU?

Nëse ndodhin dhimbje koke me ankesën si në situatat e mëposhtme, është e nevojshme që menjëherë të konsultoheni me mjekun.

  • Probleme në të kuptuarit dhe të folurit
  • Rënia të fikët
  • Temperaturë e lartë, 39 C 40 C dhe më shumë
  • Dobësi ose paralizë në njërën anë të trupit tuaj
  • Shtangim i qafës
  • Nëse keni probleme me të pamurit
  • Nëse keni ndonjë problem me të folur
  • Nëse keni ndonjë problem me ecjen tuaj
  • Nëse keni nauze ose vjellje (nëse nuk lidhen qartë me gripin ose ndonjë problem tjetër)

Nëse keni edhe këto simptoma të tjera përpos këtyre që u përmenden ju nuk duhet t’i anashkaloni vizitojeni mjekun tuaj ;

  • Nëse keni dhimbje koke më shpesh se kurrë më parë,
  • Nëse keni dhimbje koke më të rënda se kurrë më parë,
  • Nëse dhimbja e kokës përkeqësohet edhe pse keni marrë ndonjë ilaq kundër dhimbjes
  • Nëse nuk mund të punoni, të flini ose të bëni aktivitetet tuaja normale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...