Live

“Kryeministri Kurti u trimërua nga prania e Presidentit Erdogan, i çoi selam Escobarit”

21:18 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shkruan Kimete Berisha

Sharlatan!

1. I trimëruar nga prania e Presidentit Erdogan në Stamboll, kryeministri Albin Kurti i çoi selam emisarit amerikan Gabriel Escobar.

– ‘Do ta kisha themeluar Asociacionin, por nuk kam mundësi, sepse nuk mund të pihet kafeja pa filxhan.

E filxhani është shteti i Kosovës’.

– Qind për qind kryeminisri ka dashur të thotë se Kosova si filxhan, nuk mund të shërbejë kafe, për shkak se…s’di…s’kam haber.

Mund ta shërbesh kafenë edhe me gotë, ama Kosova nuk është gotë, është filxhan.

Këso lloj frazash amvisërie nuk janë kujtuar të bëjnë as në Neolit – Kohën e Gurit, kur filxhanin e bënin nga eshtrat.

2. Para se ta personifikonte Kosovën me filxhan, kryeministri Kurti i tregoi presidentit Erdogan se Turqinë e kanë bërë shtet shqiptarët.

Ia përmendi Sami Frashërin, i cili e ka shkruar romanin e parë turk: ‘Dashuria e Talatit për Fitneten’.

Presidenti Erdogan sigurisht që nuk e ka lexuar. Se me pas mend as vet nuk e kisha lexuar.

S’besoj as që në blogun tim gjendet dikush që e ka lexuar.

3. Deri tani e kam njohur vetëm një njeri që ka bërë mëkat origiinal – Adami, i cili ka bërë ‘mëkat origjinal’ duke mos iu bindur Zotit.

Albin Kurti, është i dyti që po e bën njē mëkat origiinal, duke mos

iu bindur krijuesit të Kosovës – Amerikës.

Morivi suprem i Albinit është lakmia për pushtet absolut.

Prandaj, më i fuqishëm ndjehet që e refuzon Amerikën se sa që e udhëheq Kosovën.

Refuzimi ta jep njëfarë pushteti, sepse gjithmonë bëhet siç do Ai që nuk do!

3. Për t’u dukur ‘viktimë amerikane’ qeveria Kurti, përveç shprehjen ‘hak’ – mos na hyni në hak, se gjynah….

e kanë shpeshtuar edhe përdorimin e shprehjes ‘fer’.

Nuk është fer, zoti Eskobar.

Ama, ‘The rules of fair play do not apply in love and war.”

4. Pasi ia sqaroi se kafeja nuk pihet pa

filxhan, kryeministri ia bëri me dijw emisarit amerikan se njëherë Serbia duhet ta njoh Kosovën, e pastaj të ndodh Asociacioni (ndarja e Kosovës)!

Serbia mund ta njoh Kosovën shtet dhe pastaj, pasi të themelohet Asociacioni, ta tërheq njohjen e Kosovës.

Prandaj, as njohja reciproke nuk është garanci e marrëveshjes.

5. S’ka lënë premtim që nuk e ka shkelur. S’ka lënë gënjeshtër që nuk e ka thënë.

Asgjë që thotë dhe bën Albin Kurti më nuk është lajm.

P.S. Përndryshe, Getinjon po duket sikur në jetën e tij s’ka parë femër me sy – u bë sevapi i Zotit me të.

U gëzu shumë që ka pranu një femër me ‘kalu’ me të.

Shpërndaje në

U Kopjua