Live

Kurti nga konferenca: Ligji i ri i Pagave hyn në fuqi nga 1 shkurti

17:17 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën që ka mbajtur bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Ligji i ri për paga hyn në fuqi me 1 shkurt.

Ai ka thënë se përcaktimin e vlerës së koeficientit do ta bëjnë në janarin e vitit të ardhshëm. Sipas tij, koeficienti nuk mund të përcaktohet për shkak se është i lidhur me buxhetin.

Tutje Kurti u shpreh se shuma e ndarë për paga është 745 milionë euro.

Sa i përket ligjit të pagave, u bë shumë mirë që kalojë në Kuvendin e Kosovës, bashkë me ligjin për Zyrtarët Publikë. Dëshirojmë që të përgatitemi mirë që të mos kemi nëvojë që ligjet të na rrëzohen nëpër gjykata. Brenda vitit 2022 u përbyll në të dy leximet, prej 1 shkurtit hynë në fuqi. Totali i përgjithshëm i buxhetit për paga është 745 milionë euro. Ne nuk e kemi pasur si pikënisje përcaktimin e vlerës së koeficientit, por terësinë e buxhetit. Në muajin janar kjo do të vendoset sigurisht dhe pas 1 shkurtit fillojnë pagat me ligjin e pagave. Ne nuk mundemi ta përcaktojmë koeficientin në ligjin e pagave, sepse kjo lidhet me buxhetin dhe do ta bëjmë në muajin janar”, ka thënë Kurti në konferencë.

Shpërndaje në

U Kopjua