Keni vazhdimisht ndjenjën se jeni të fryrë? Nuk e dini si të shpëtoni prej tij? Ju mendoni se është më mirë të mos hani asgjë kur të shfaqet kjo ndjenjë e pakëndshme.
E keni gabim! Kalimi i vakteve mund të ngadalësojë tretjen. Është e rëndësishme që ju të zgjidhni të hani ushqime që mund të lehtësojnë simptomat e fryrjes, transmeton KosovaPress.
Këto ushqime ulin ndjeshmërinë e fryrjes:
Peshk
Do ta tretni me lehtësi peshkun dhe ai përmban proteina që lehtësojnë ndjenjën e fryrjes.
Selino
Është një nga diuretikët më të mirë natyrorë dhe sigurisht që do t’ju ndihmojë të hiqni qafe këtë problem.
Kungull
Kungulli është i pasur me fibra.
Spinaq
Është i pasur me Vitaminë B.
Majdanoz
Është i shkëlqyeshëm për shëndetin tuaj dhe do t’ju ndihmojë në lehtësimin e fryrjes. Është i pasur me vitaminë C dhe kalium.
Uthull molle
Mund të ndihmojë gjithashtu me tretjen, fryrjen dhe yndyrën