Mbajtja e tepërt e ujit në organizëm mund të jetë problem serioz shëndetësor. Simptomat që i përcjellin janë fryrja e stomakut, këmbët dhe duart e ënjtura, lodhje. UJI Edhe pse në shikim të parë kjo mund t’ju duket kontradiktore, konsumimi i ujit në fakt është i dobishëm, sepse trupi që mban ujin është i dehidruar. Me konsumimin e sasisë së ujit shtesë, vjen deri te urinimi i shpeshtë, me të cilën sekretohet kripa nga organizmi.
KALIUMI DHE KRIPA
Shumica e kripës që e shtojmë në organizëm vjen nga ushqimi i shpejtë. Këtu po ashtu bëjnë pjesë edhe ushqimet e grimcuara, supat e gatshme dhe buka. Në vend të ushqimit të njelmët, hani pemë dhe perime dhe ushqim vendor. Hani ushqime të pasura me kalium, si: banane, patate, portokaj, mish, jogurt.
ÇAJI NGA MAJDANOZI
Gjethet dhe rrënjët e majdanozit janë diuretik natyral. Konsumimi i tyre nxit largimin e lëngjeve nga trupi. Brenda ditës pini dy deri katër gota çaj nga majdanozi. USHTRIMET Te ekstremitetet e ënjtura ndihmojnë aktivitetet trupore. Ecni për çdo ditë së paku gjysmë ore ose ngitni biçikletën. Pos ushtrimeve, ujin nga trupi mund ta hiqni edhe me masazh.