Me këto katër strategji, do rrisni sasinë dhe cilësinë e gjumit tuaj. Do keni shumë më shumë energji në mëngjes për të kryer gjithë detyrat tuaja, si dhe do ju ndihmojë të ndiheni të organizuar dhe të fokusuar gjatë gjithë ditës.
1.Mbaj një maskë gjumi për të bllokuar dritën
Edhe me dritat fikur, gati çdo dhomë në shtëpi ka dritë e cila futet nga rruga, apo dritat e shtëpive të tjera që keni përreth. Ndoshta nuk duket si shumë, por mund të përbëjë diferencën mes një zgjimi energjik dhe një zgjimi shumë të vështirë.
Ekspozimi ndaj dritës dhe errësirës është një faktor kyç për të rregulluar gjumin dhe orën tonë biologjike, kështu që të flesh me drita ndezur nuk është gjëja më e mirë që mund të bësh. Një maskë gjumi e zgjidh këtë problem.
Nëse nuk e keni dhomën errësirë totale, jepini maskës së gjumit një shans. Do pyesni veten si ja keni dalë të flini në një dhomë me dritë më parë!
2. Mbani kufje për të bllokuar zhurmën
Përveç dritës, një arsye tjetër e zakonshme që nuk mund të flesh gjatë natës janë zhurmat. Nëse ndonjëherë të ka lënë pa gjumë kondicioneri, një fqinj i zhurmshëm apo një shok dhome, ti e di për çfarë e kemi fjalën.
Një palë kufje mjaftojnë që të parandalojë zhurmat që do të të pengonin të arrije një gjumë të thellë dhe të rehatshëm. Së bashku me maskën e gjumit, krijon një ndjenjë shkëputje nga bota e jashtme që për disa mund të jetë edhe euforike.
3. Përdorni Sleep Cycle për t’u zgjuar në kohën e duhur
Kur fle, cikli yt shkon nga gjumi REM në Jo-REM. REM është një gjumë më i thellë. Kur zgjohesh gjatë gjumit të thellë, ndihesh shumë i çorientuar, dhe është më e vështirë të dalësh nga shtrati.
Alarmi Sleep Cycle vëzhgon sjelljet e tua të gjumit dhe të zgjon gjatë gjumit të lehtë. Përdor zhurmën për të identifikuar gjendjet e gjumit duke vëzhguar lëvizjet që bën në shtrat.
Kur zgjohesh gjatë gjumit të lehtë, do ndihesh i pushuar pa alarm. Do e kesh shumë më të lehtë të dalësh nga shtrati.
4.Planifiko diçka argëtuese për ditën e nesërme
A ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni, por të mos ndjeni aspak inspirim për t’u çuar nga krevati?
Gjëja që shkakton këtë shpeshherë është që detyra juaj e parë e mëngjesit është diçka që ti nuk do ta bësh. Ndërsa, kur e di që ditën e nesërme do merresh me diçka që realisht e do shumë, do jesh shumë i motivuar