Live

Mozzik e quan Loredanën të pa besë?

12:32 / 01 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Gjatë këtyre ditëve sikur është duke u konfirmuar se çifti shumë i përfolur, Mozzik dhe Loredana, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Sipas disa postimeve që ka bërë Mozzik, fansat kanë filluar të aludojnë se ai ia dedikon këto fjalë pikërisht Loredanës.

Mozzik shkruan për ‘pabesinë’ dhe për njerëzit që shtiren.

“Unë jam shuumë i mirë dhe i sjellshëm derisa të ngatërrohesh me besnikërinë time”, shkruan ai në njërën nga fotot, ku shihet edhe vet duke pozuar para një ndërtese

Ndërsa në postimin ka postuar një thënie që thotë: “Njerëzit fallco nuk më surprizojnë më, ata besnikë po”

Shpërndaje në

U Kopjua