Live

Rama i përgjigjet akuzave dhe kritikave: Ata që shajnë për draft-Statutin e kanë një frikë

19:42 / 09 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar pas një sërë kritikash ndaj tij për vendimin që ta dërgojë një draft të Statutit të Asociacionit në Francë e Gjermani, si një përpjekje për të ulur tensionet e rritura mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ramës, ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur përmbajtjen e propozimit të tij e kanë një frikë.

E kjo frikë, sipas kryeministrit shqiptar, është humbja e armikut dhe bashkë me të edhe humbja e mundësisë që flasin e sillen si në llogore edhe 24 vjet pas luftës.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, ka shkruar Edi Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua