Live

Rritet shkalla e varfërisë

23:20 / 21 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Rritet shkalla e varfërisë, kritikohen institucionet që s’punuan në përmirësimin e kushteve .
Rreth 25 mijë familje në tërë Kosovën konsiderohet se jetojnë vetëm me asistencë sociale. (Gazeta Metro)


Në mesin e tyre është edhe familja Jahovigj, nga lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë, e cila që nga paslufta mbijeton vetëm me asistencë sociale.

Fatmire Jahovigj, 50-vjeçare, nënë e 7 fëmijëve, tregon për vështirësitë që ka për t’u kujdesur për familjen e saj në këto kushte, derisa edhe burrin e ka të sëmurë, raporton ktv.

E në po këtë lagje të Prishtinës, janë rreth 1 mijë familje të cilat marrin asistencë sociale, kurse sipas zyrtarëve komunalë, në gjithë kryeqytetin janë edhe 700 familje tjera që jetojnë në këtë mënyrë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shifrat e varfërisë nuk kanë pësuar shumë ndryshime.

Derisa më 2012, rreth 23 për qind e popullsisë ka jetuar në varfëri, kjo shifër ka rënë në 18 për qind në vitin 2017.

Sipas këtij raporti, më të rrezikuar nga varfëria janë personat me nevoja të veçanta, pastaj edhe nxënësit e studentët.

E për njohës të çështjeve sociale, këto shifra janë shqetësuese.

Për të dhënat dhe gjendjen e familjeve që jetojnë me asistencë sociale, ktv-ja ka pyetur edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...