Live

Samsung Galaxy Fold do të lansohet këtë të premte në Kore

09:54 / 04 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Një lansim i 6 shtatorit u përfol kohët e fundit për Samsung Galaxy Fold të vonuar, dhe tani duket se një raport tjetër konfirmon thashethemet. 

Korea Herald shkruan se “Samsung Electronics po bën përpjekjet e minutës së fundit për të lansuar telefonin e parë me ekran të palosur në botë, këtë javë”.

Këtë të Premte, Samsung pritet të nxjerrë një grumbull fillestar prej 20,000 deri 30,000 njësi Galaxy Fold për tregun e brendshëm. 

Versione fizike të pajisjes do të jenë në dispozicion të publikut në IFA të ardhshëm 2019. 

E zeza, argjendi, jeshile dhe blu do të jenë opsionet e ngjyrave dhe çmimi në Kore do të jetë rreth 2.39 milion won, që përkthehet në afërsisht 1,965 dollarë. /Kosovalive/

Shpërndaje në

U Kopjua