Live

Si të i’u zërë gjumi sa më shpejt

10:09 / 04 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Mund të keni patur një ditë stresuese dhe doni të pushoni sa më shpejtë, por nuk i’u zë gjumi. Keni për tu zgjuar herët për të filluar punën, ose shkollën, por prape nuk i’u mbyllen sytë. Na ka ndodhur pothuajse të gjithëve. Për të fjetur më shpejtë rekomandohet ti ndiqni këto teknika që kanë rezultuar mjaft efektive për gjumë të mirë.


1. Ulni dritat

Ndërsa afrohet ora e gjumit, trupi juaj fillon të prodhojë melatoninë, hormonin që i kujton se është momenti i duhur për të fjetur. Por, dritat e forta e nxisin trurin të mendojë se ende nuk ka ardhur momenti i duhur. Fikni dritat që nuk ju duhen, pasi është mënyra më e mirë për të nxitur prodhimin e hormonit.

2. Fikni celularin

Ruajeni kontrollimin e Instagramit për mëngjes dhe mos përdorni asnjë lloj teknologjie deri në 60 minuta para se të flini. Të gjitha pajisjet elektronike emetojnë dritë blu, e cila pengon prodhimin e melatoninës.

3. Kontrolloni temperaturën e dhomës

Temperatura më e mirë për të fjetur sa më rehat është 18-19 gradë celcius. Rregulloni kondicionerin në këto gradë.

4. Mbuloni orën

Nuk ka asgjë më stresuese se të shihni vazhdimisht orën dhe pa gjumë të numëroni minutat që ikin.

5. Në fakt, mbuloni çdo dritë të vogël që keni vërdallë.

Mbuloni dritat që mund t’ju vijnë nga mikrovala, nga karikuesi i loptopit tuaj dhe karikuesit të celularit. Këto ndërprerje të vogla ndikojnë në ritmet cirkadiane duke ndikuar në cilësinë e gjumit tuaj.

6. Provoni një rutinë

Pas një dite të lodhshme, një rutinë ju ndihmon të qetësoni trurin. Lani fytyrën, vendosni një maskë bukurie ose bëni një dush.

7. Vishni rroba të rehatshme dhe…çorape

Është i rëndësishëm çdo detaj: nga sa mirë ju rrinë rrobat e gjumit tek materiali i çarçafëve. Zgjidhni material të freskëta (pambuk në verë, fanellatë në dimët) dhe mbani veshje të lirshme. Nëse keni ftohtë, mbani veshur çorapet: shtresa ekstra ndihmon qarkullimin e gjakut në ekstremitete.

8. Zgjidhni ngjyra që ju qetësojnë

Studimet tregojnë se ngjyrat qetësuese në dhomën tuaj ju ndihmojnë të relaksoheni. Dekorojeni dhomën me tone neutrale dhe të mbyllura si bluja e lehtë dhe lejlaja e lehtë.

9. Jepini detyra trurit

Kjo nuk do të thotë të rishikoni listën e gjërave për t’u bërë. Mendoni për gjëra krijuese për të larguar mendjen nga e tashmja. Planifikoni pushimet e ardhshme ose jepini një fund të ri serialit tuaj të preferuar.

10. Dëgjoni muzikë qetësuese

Për të zbutur zhurmat e dyshemeve prej druri dhe të gërhiturat e partnerëve vini në sfond muzikë qetësese si uji që bie nga një ujëvarë ose përplasjen e dallgëve në breg.

11. Provoni teknikën 4-7-8

Nëse çdo gjë tjetër dështon, Dr. Andreë Weil premton se kjo teknikë ndikon në qetësimin e mendjes dhe trurit. Funksionon kështu: ndërsa jeni shtrirë në krevat, nxirrni frymën përmes gojës. Më pas, mbyllni gojën dhe nxirrni frymën nga hunda në një numërim deri në 4. Mbajeni frymën në një numërim deri në 7 dhe nxirreni në një numërim deri në 8. Përsëriteni 3 herë, nëse jeni zgjuar deri atëherë.

Shpërndaje në

U Kopjua