Live

U përfol si fituese, zbulohet koreografia e Elvana Gjatës në Festivalin e RTSH (VIDEO)

00:58 / 17 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Vetëm pak ditë na ndajë nga Festivali i Këngës në RTSH dhe duket se surprizat kanë nisur të zbulohen pak e nga pak.

Para disa ditësh, u publikuan të gjitha këngët pjesëmarrëse dhe në rrjetet sociale filluan ‘bastet’ për fituesit.

Mes emrave të shumtë, vëmendjen më të madhe e kanë marrë  Arilena Ara dhe Elvana Gjata.

Kjo e fundit, do të ketë një koreografi tipike shqiptare dhe këtë e ka bërë të ditur gazetari Eni Shehu.

Ai ka postuar në Instagram një video, ku Elvana e veshur mjaft sportive shihet duke dredhur shaminë e kuqe në akademinë e Albi Nakos.

Me sa duket, koreografia e Elvanës do të jetë një kërcim me elemente popullore, nisur edhe nga kënga rimtike që ajo ka.

Shpërndaje në

U Kopjua