Live

Veç edhe 1 muaj, nga 1 nëntori këta telefona nuk do të kenë më qasje në Whatsapp

10:28 / 01 Tetor 2021

Nga Kosova Live

Më shumë se 40 telefona të ndryshëm Android dhe iPhone do të humbasin qasjen e Whatsapp. Këta telefona kryesisht janë të modele të vjetra Android që kanë një sistem operativ që është më i vjetër se Android 4.1 do të humbasin qasjen në këtë rrjet.

Për disa modele të telefonave, ka mbetur vetëm edhe 1 muaj që do të kenë qasje në Whatsapp. Nga 1 nëntori klientët nuk do të kenë mundësi të përdorin rrjetin e famshëm.

Celularët si Samsung Galaxy S3 ose Huawei Ascend Mate janë pjesë e këtyre modeleve që do të humbasin qasje, shkruan Kosova.LIVE.

Modelet më të vjetra të iPhone janë prekur gjithashtu. Për shembull, pajisjet iPhone 4S ose më të vjetër se ky model do të humbasin qasjen në Whatsapp më 1 nëntor. Arsyeja për këtë është se iOS 10 nuk mund të instalohet më në këto pajisje.

Ky sistem operativ është i nevojshëm nëse doni të vazhdoni të përdorni ëhatsApp në të ardhmen. Problemet gjithashtu mund të shfaqen nëse keni një iPhone 6S, 6S Plus ose iPhone SE (2016).

Arsyeja për bllokimin e Whatsapp është se kompanitë e teknologjisë si Google ose Facebook, të cilave i përket Whatsapp, mund të garantojnë vetëm që azhurnimet e reja mund të instalohen për një periudhë të caktuar koh

Shpërndaje në

U Kopjua