Live

Zhgënjimi i amerikanëve me Albin Kurtin, heshtja e Memlit dhe Ramushit

11:38 / 29 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Shkruan: Çlirim Qeriqi


“Jemi të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës”, tha dje ShBA pas masave të reja për targat.

Në një situatë normale, opozita do ta shfrytëzonte një moment të tillë që ta kritikoj Qeverinë, por kjo s’po ndodh, shkruan kosovalive.net

Përveç kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut që e quajti të rrezikshme zhgënjimin e Qeverisë Amerikane me atë të Kosovës.

Por, asnjë fjalë nga dy liderët tjerë opozitar, Ramush Haradinaj dhe Memli Krasniqi. Tek PDK reaguan Vlora Çitaku e deputeti Bekim Haxhiu.

Çitaku i tha kryeministrit të mos merret me targa kurse Haxhiu e kritikoi për zbrapsje.

Por, asnjë fjalë nga opozitari më i madh, Memli Krasniqi. Pse po heshtë ai? A duhet votuesi i PDK-së apo i AAK-së të shqetësohet nga kjo heshtje “shurdhuese”?

Ramush Haradinaj që nga takimi me Kurti, kur shkoi me ftesë të kryeministrit, e ka zbutur gjuhën dhe po tregohet shumë i qetë sa i përket zhvillimeve me çështjen e targave.

Haradinaj tha se e ka parë projektin franko-gjerman dhe se aty gjendet njohja, por asnjë detaj më shumë.

Si mund të lexohet kjo indiferencë e dy partive opizitare karshi zhvillimeve dhe një deklarate të fuqishme të DASH dhe sekretarit amerikan, Antony Blinken që tha se është i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua