Live

Zyrtare: Argjentina publikon listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës

17:34 / 11 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Lionel Messi është emëruar në skuadrën e Argjentinës me 26 lojtarë në Kupën e Botës, teksa ai kërkon ta fitojë për herë të parë.

Duke shpallur skuadrën të premten pasdite, trajneri Lionel Scaloni emëroi Messin së bashku me pesë yje të Premier League, duke përfshirë Alexis Mac Allister të Brighton.

Argjentina po kërkon të fitojë Botërorin për herë të parë që nga viti 1986, pasi e kishte fituar atë dy edicione përpara atij në 1978.

Lista e plotë e Argjentinës:

Portierët: Emi Martínez, Franco Armani, Geronimo Rulli

Mbrojtësit: Nahuel Molina, Gonzalo Montiel, Cristian Romero, German Pezzella, Nicolas Otamendi, Lisandro Martínez, Marcos Acuna, Nicolas Tagliafico, Juan Foyth

Mesfushorët: Leandro Paredes, Guido Rodriguez, Rodrigo De Paul, Exequiel Palacios, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Angel Di María, Nico González

Sulmuesit: Lionel Messi, Paulo Dybala, Papu Gomez, Lautaro Martínez, Julian Alvarez, Joaquin Correa

Shpërndaje në

U Kopjua