Live

Atleti Muhamet Ramadani fiton medalje e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23

19:43 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Atleti kosovar Muhamet Ramadani e ka arritur edhe një sukses të madh në sportin e hedhjes së gjyles.

Ai mori pjesë në Kupën Evropiane të këtij sporti për kategorinë U-23 në Portugali nga doli kampion.

Ramadani e fitoi medaljen e artë duke e hedhur gjylen në distancën prej 19 metrave e 28 centimetrave.

Kosovari e la pas vetes gjermanin Eric Mahofer dhe italianin Riccardo Ferrara.

Shpërndaje në

U Kopjua