Live

Barcelona nxjerr në shitje Ansu Fatin, agjenti nis misionin për t’i gjetur klubin e ri

13:11 / 11 Nëntor 2022

Nga admin

Ansu Fati mund të jetë shitja kryesore që bordi i Barcelonës po kërkon të bëjë për të vazhduar përmirësimin në aspektin financiar.

Gjatë verës, klubi u përpoq të shiste Frenkie de Jong për të financuar lëvizje të tjera, por mesfushori holandez ishte i palëkundur në dëshirën e tij për të qëndruar në “Camp Nou”, transmeton Kosovalive.

Sipas “Todofichajes”, Fati tani konsiderohet si një opsion për të sjellë paratë që nuk kanë marrë për mesfushorin holandez.

Sulmuesi i ri kaloi pjesën më të madhe të dy sezoneve të fundit i lënduar.

Klubi tani i ka dhënë dritën jeshile agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, për të kërkuar një destinacion të ri, i cili do të ishte një nga Paris Saint-Germain, Bayern Munich apo klubet kryesore në Premierligë.

Sipas raportit, 20-vjeçari është në plan të një lëvizjeje, pasi edhe marrëdhëniet mes tij dhe Xavit janë tensionuar javët e fundit.

Fati ka luajtur 20 herë për Barcelonën këtë sezon, duke u paraqitur në çdo ndeshje, por vetëm në pesë prej tyre kanë qenë titullar. Në ato paraqitje, ai ka kontribuar me tre gola dhe tre asistime.

Barcelona thuhet se synon të fitojë së paku 60 milionë euro nga shitja e reprezentuesit spanjoll.

Ansu Fati me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. 

Shpërndaje në

U Kopjua