Live

Dani Alves në burg hap “biznes”, firmos fanella në këmbim të cigareve

16:03 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves i cili ndodhet prej 2 muajsh në një burg për shkak të akuzave për dhunë seksuale ndaj një femre, duket se është përshtatur me rregullat në izolim duke u detyruar të gjejë mënyra të ndryshme për të mbijetuar.

Sipas mediave spanjolle, në burgun “Brians 2”, ai po bën tregti me autografët që jep ndaj të burgosurve dhe në këmbim merr produkte të ndryshme por edhe cigare. Familjarët e të burgosurve sjellin edhe fanella nga jashtë, të cilat Dani Alves i firmos dhe ua kthen mbrapsht.

Një zyrtar i burgut bën me dije se gjatë dy muajve të fundit kanë hyrë një numër rekord fanellash të Barcelonës dhe Brazilit. Në këtë mënyrë, Dani Alves mund të përballet ne akuza të reja nga prokuroria

    Shpërndaje në

    U Kopjua