Live

Haxhi Krasniqi pas fitores: S’ishte nata ime, shiu më demoralizoi

08:42 / 06 Gusht 2023

Nga Kosova Live

Robin Haxhi Krasniqi mbrëmë është shpallur kampion në versionin WBC, në kategorinë gjysmë të rëndë, duke i bërë krenar mijëra shqiptarë nē vendlindjen e tij.

Krasniqi sonte në meçin i cili u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mposhti boksierin nga Franca, Nadjib Mohammedi.

Djaloshi nga Juniku iu deshën nëntë raunde për ta fituar ndeshjen, pasi gjyqtari e skualifikoi kundërshtarin e Krasniqit.

“Sot nuk ishte nata ime, shiu më demoralizoi pak.” – tha pas ndeshjes Krasniqi.

Përveç Krasniqit, mbrëmë në ring u ngjiten edhe shtatë boksierë të tjerë  shqiptarë si: Dielli Vranovci, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj, James Kraft, Bernardin Jakaj e Armend Xhoxhaj, të cilët shënuan fitore që të gjithë.

Shpërndaje në

U Kopjua