Live

Jake Paul fiton ndaj Nate Diaz, i kërkon revansh Furyt

08:33 / 06 Gusht 2023

Nga Kosova Live

Jake Paul është ende “fëmija problematik” për luftëtarët më të vjetër në MMA, të paktën.

Influencuesi i mediave sociale i kthyer në boksier shënoi një fitore me vendim unanim (97-92, 98-91, 98-91) ndaj veteranit të UFC Nate Diaz të shtunën mbrëma, duke përmirësuar rekordin e tij të boksit profesionist në 7-1.

Lufta dukej pothuajse e përfunduar në raundin e parë, kur Paul e lëndoi Diazin dhe i lëshoi një seri goditjesh gjatë minutës tjetër.

Por Diaz u mbajt mjaftueshëm për ta larguar kërcënimin, teksa ndeshja ngjante shumë me fitoret e tjera të Paulit.

Paul madje në raundin e pestë e nokautoi Diazin, por që ky i fundit ishte i gatshëm ta vazhdojë ndeshjen.

Paul pas ndeshjes është shprehur se do të ishte gati për një revansh kundër Tommy Furyt, i cili e mundi atë me vendim të ndarë në shkurt, duke i mohuar atij fitoren.

Shpërndaje në

U Kopjua