Live

Jason Darule koment te Morena Taraku, reagon Morena

21:44 / 24 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Bukuroshja dhe modelja kosovare është shfaqur këto ditë në Zvicër në xhirime të ndonjë klipi të ri

E derisa nuk kanë munguar komentet epike të shumë yjeve të estradës sonë, një koment Morena e ka marrë edhe nga reperi i njohur dhe këngëtari i muzikës soul Jason Darulo.

Derisa Morena në këtë foto paraqitet seksi Darulo i komenton Morenës me një emotikon  “kupë të kampionëve”, kurse Morena ia kthen atij me një emotikon shishe molotovi, si duket në shenjë për këngën e saj të re që do të jetë “shpërthyese”.

Kujtojmë që Jason Darulo nuk është i panjohur për kosovarët.

Ai është paraqitur në këngën e Rita Orës, R.I.P/Tip Toe, ku po kësaj dyshe këndojnë edhe Sofia Reyes, Anitta dhe French Montana, kurse kënga është prodhim i DJ Blow.

Shpërndaje në

U Kopjua