Live

Kompanitë e basteve nuk i japin asnjë gjasë Andorrës në përballje me Kosovën

10:14 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kosova sonte nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” do të përballet me Andorrën, kundërshtar ky që nga kompatnitë e basteve po cilësohet si rival shumë i lehtë, shkruan kosovalive.net.

Dardanët para tri dite morën një barazim në udhëtim ndaj Izraelit dhe sonte duan vetëm fitore në mënyrë që të vazhdojnë garën për t’u kualifikuar në Evropian.

Në ndeshjen ndaj Andorrës nuk vlen asgjë tjetër përveç fitores dhe kjo ka bëtë që bastet të favorizojnë shumë Kosovën.

Fitorja e dardanëve ka kuotën 1.14, ndërsa ajo e Andorrës 26.00. Barazimi vlerësohet me kuotën 7.00. 

Shpërndaje në

U Kopjua