Live

Munishi thotë se Ancelotti e dëshiron stolin e Kombëtares së Kosovës

13:33 / 24 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka ironizuar me një status në “Facebook”, sa i përket postit të trajnerit të Kombëtares së Kosovës.

Munishi ka thënë se i interesuar për të marrë drejtimin e “Dardanëve” është trajneri me renome botërore, Carlo Ancelotti, raporton KosovaPress, percjell Kosovalive.net.

“Nxehet gara për selektorë, Ancelotti shpreh dëshirën e tij të madhe për stolin tonë”, shkroi Munishi në “Facebook”./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua