Live

Për herë të parë një spanjoll drejton një skuadër në NBA

09:21 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në maj 2022, Sacramento Kings njoftoi nënshkrimin e trajnerit spanjoll Jordi Fernández (39 vjeç) si asistent-trajner i Mike Brown. Shtatë muaj më vonë, Jordi Fernández u bë trajneri i parë spanjoll që drejtoi një lojë në NBA.

Trajneri premtues nga Badalona udhëhoqi minutat e tij të para si trajner në NBA pas përjashtimit të shefit të tij, Mike Brown për shkak të gabimit të dyfishtë.

Jordi Fernández, i cili ishte pjesë e stafit stërvitor për Cavaliers-in fitues të NBA-së në vitin 2016 , e mori punën e tij të parë si ndihmës trajner në NBA me Denver Nuggets ./Indeksonline/

Shpërndaje në

U Kopjua