Live

Prishtina – Dukagjini, caktohet orari i ri për ndeshjen e shtyrë të Kupës së Kosovës

16:30 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ndeshja e shtyrë e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dukagjinit, e paraparë të zhvillohet sot (e diel) është shtyrë për të hënën (nesër).

Takimi i fazës së 1/8 së finales do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 13:00, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e FC Prishtinës në rrjetet sociale.

Dueli i planifikuar për ditën e sotme ishte e pamundur që të zhvillohet për shkak të kushteve të rënda të fushës me borë e akull, bën të ditur klubi kryeqytetas.

NJOFTIMI I PLOTË:

FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja me KF Dukagjinin e planifikuar të zhvillohet (sot) të dielën më 5 shkurt 2023 nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është shtyrë.

Sfida në fjalë, e cila i takonte 1/8 së finales së Kupës së Kosovës do të luhet të hënën (6 shkurt) nga ora 13:00 në të njëjtin vend.

Dueli i planifikuar për ditën e sotme ishte e pamundur që të zhvillohet për shkak të kushteve të rënda të fushës me borë e akull, e ku përkundër përpjekjeve maksimale të FC Prishtinës, ishte e pamundur që të rikthehej fusha në gjendje normale për shkak të temperaturave të ulëta.

Me vendim të zyrtarëve të ndeshjes, loja u shty për 24 orë./Demokracia.com/

Shpërndaje në

U Kopjua