Live

Rita Ora në versionin e “The Simpsons”

21:33 / 21 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 21 DHJ 2019 | Nga KosovaLive

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po shijon këtë fundvit disa ditë të mira pushimi.

Ajo bashkë me familjen e saj kanë zgjedhur ishullin luksoz St. Barths, për të kaluar së bashku disa ditë jo-produktive në prag të festave të fundvitit.

Rita vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Nuk janë të rralla rastet kur ajo shpesh ri-shpërndan edhe imazhet që faqet e fansave i punojnë për të.

Së fundmi, këngëtares shqiptare i ka pëlqyer shumë mënyra se si një faqe ka krijuar versionin e Ritës, sikur të ishte një nga personazhet e serialit të famshëm “The Simpsons”.

Shpërndaje në

U Kopjua