Live

Ronaldo e ekzagjeron: Arabia do të ketë kampionatin e 4 apo të 5 në botë

21:34 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Cristiano Ronaldo nuk beson se është transferuar në një kampionat të dobët, madje sipas tij, Arabia Saudite ka një nivel shumë të lartë në ligat vendase, ndryshe nga ato që thuhen e shkruhen.

Duket se CR7 ka marrë përsipër të promovojë sa më shumë lojën në vendin e Lindjes së Mesme dhe në intervistën e radhës ai u bën thirrje njerëzve të mos e nënvlerësojnë futbollin arab.

Fituesi i 5 Topave të Artë, pjesë e Al-Nassr, shpjegoi se edhe pse kampionati arab nuk mund të krahasohet me Premier League, kjo nuk do të thotë që nuk ka vlera.

Ai theksoi se kjo ligë është shumë e vështirë dhe kërkon një përkushtim të madh nga lojtarët. Ronaldo gjithashtu shtoi se kampionati arab ka lojtarë të shkëlqyer dhe ekipet janë shumë të fortë, gjë që i bën të vështira ndeshjet:

“Lojtarët arabë janë të zotët dhe të huajt sjellin shumë cilësi. Ndoshta brenda pak vitesh do të behët kampionati i 4 apo i 5 më konkurrues i botës. Ky kampionat duhet të gjykohet në mënyrë të ndryshme sepse është vërtetë shumë konkurrues”.

Shpërndaje në

U Kopjua