Live

Senegali arkëton 3 pikët e para në Kupën e Botës, Katari gëzohet me golin e parë

16:05 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Senegalit ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës.

Senegali mposhti nikoqirët e këtij kompeticioni, Katarin, me rezultat 1:3, shkruan kosovalive.net

Golat për fituesit i shënuan Dia, Diedhiou dhe Dieng.

Ndërsa për Katarin shënoi Muntari, që është goli i parë në histori të kësaj kombëtareje në Kupën e Botës.

Senegali pas dy xhirove ka 3 pikë, kurse Katari 0 pikë.

Senegali ndeshjen e fundit e luan kundër Ekuadori, ku edhe do të kërkoj kualifikimin në fazën tjetër, kurse Katari tashmë është përshëndetur nga ky kompeticion. Ndeshjen e fundit do ta kuaj kundër Holandës./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua