Live

Vërshimet në disa zona të Pejës, Muhaxheri thotë se situata është e menaxhueshme

16:13 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Reshjet e shiut gjatë natës së djeshme dhe ditët së sotme kanë shkaktuar vërshime në shumë qytete të Kosovës. E një gjendje më e rëndë është në komunat e e rrafshit të Dukagjinit.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shkruar në Facebook se pas reshjeve të mëdha të filluara nga dita e djeshme dhe sot ka shkaktuar vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Po ashtu, ai tha se ekipet janë dal në terren dhe janë të gatshëm. Sipas tij, kjo situatë aktualisht është e menaxhueshme.

“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua