Live

VV i rikthehet videove duke goditur opozitën: Ka zhvillim sepse s’ka hajni

16:42 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje i është rikthyer sërish videove ku godet liderët e partive opozitare.

Këtë herë janë goditur Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinaj e Sami Lushataku të cilët partia e Kurtit i lidh me vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika.

Video sapo është publikuar në faqen zyrtare të VV-së në Facebook:

Çka ka çka s’ka këto 2 vite?

Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.

Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin.

Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës.

Ka shtet sepse s’ka banda.

Ka zhvillim sepse s’ka hajni.

Ka vizion sepse s’ka mësymje private. 

Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari.

Ka REPUBLIKË!

Shpërndaje në

U Kopjua