Live

Zyrtare: Lionel Messi largohet nga PSG

14:13 / 01 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Në rast se kishte ndonjë dyshim, Christophe Galtier e hoqi plotësisht. Messi largohet nga PSG në fund të këtij sezoni.

“Kam pasur privilegjin e madh të stërvitja futbollistin më të mirë në histori. Nesër është ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes dhe shpresoj të pritet mirë nga të gjithë tifozët”, tha prerazi trajneri i PSG.

Dy vjet pas transferimit së tij të papritur në Paris në gusht 2021, argjentinasi i thotë lamtumirë PSG-së këtë të shtunë në përballjen kundër Clermont.

Christophe Galtier donte të falënderonte Messin për punën që bëri sezonin e kaluar.

“Leo është përfolur dhe kritikuar shumë, por ka pasur një sezon të mirë. Ai duhej të përshtatej në vitin e tij të parë dhe në të dytin ka qenë i jashtëzakonshëm. Mendoj se kritikat nuk janë aspak të justifikuara. Në moshën 35-vjeçare, duke qenë më i miri në Botëror, bilanci është mbresëlënës. Ai ka qenë gjithmonë në shërbim të skuadrës”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua