Dita e punës dhe mënyra se si ne punojmë janë të lidhura ngushtësisht me produktivitetin. Oraret e zgjatura në punë nuk lidhen me patjetër me rritjen e fokusit, përqendrimin dhe suksesin.
Orari normal ditor prej 8 orësh nuk është i bazuar në orarin optimal të orëve që një person mund të jetë i përqendruar. Origjina e orarit 8-orësh lidhet me Revolucionin Industrial dhe jo me kohën e informacionit, në të cilën gjendemi sot.
Në fund të shekullit të 18, 10-16 orë pune ishin normale sepse fabrikat kishin nevojë të funksiononin 24/7. Kur u kuptua se ditë aq të gjata pune ishin brutale dhe të paqëndrueshme, shumë persona ngritën zërin për ditë pune më të shkurtra. Në 1817 u përhap një slogan i cili thoshte “Tetë orë punë, tetë orë rekreacion, tetë orë pushim.”
Megjithatë, 8-orëshi nuk u bë një standard deri në vitin 1914 kur kompania “Ford Motor” i çuditi të gjithë duke ulur numrin e orëve të punës ditore duke i çuar ato në tetë dhe duke dyfishuar pagat e punonjësve. Rezultati? Produktivitet i rritur.
Në këtë mënyrë, edhe pse e vështirë për t’u besuar, 8-orëshi u zyrtarizua si një formë për ta bërë ditën e punës më humane.
Por kohët kanë ndryshuar dhe studiuesit sugjerojnë se në një ditë pune prej tetë orësh, një punonjës mesatar është produktiv për vetëm 2 orë e 53 minuta.
Më poshtë është lista me gjëra joproduktive që mbushet dita e punës:
1. Leximi i faqeve të lajmeve – 1 orë e 5 minuta
2. Koha në median sociale – 44 minuta
3. Diskutimi i gjërave me punonjësit e tjerë që nuk kanë lidhje me punën – 30 minuta
4. Kërkimi për punë të tjera – 26 minuta
5. Telefonata që nuk kanë lidhje me punën – 18 minuta
6. Pirja e kafes ose çajit – 17 minuta
7. Mesazhe në telefon – 14 minuta
8. Ngrënia në orarin e punës – 8 minuta
9. Përgatitja e ushqimit në zyrë – 7 minuta
Imagjinoni nëse dita e punës do të shkurtohej në 3 orë. Por edhe sikur të shkurtohej në 6 orë. Rezultati? Punonjësit do të ishin më të çlodhur, më shumë të fokusuar dhe më shumë produktivë.