Live

“Bad News Eagles” shënojnë tjetër fitore, shumë afër kualifikimit në “Major”

12:22 / 07 Prill 2023

Nga Kosova Live

Ekipi kosovar në “CS:GO”, “Bad Neës Eagle” kanë arritur të shënojnë fitoren e radhës në kualifikime për në turnamentin e famshëm “Major” që mbahet në Paris.

BNE arritën të fitojnë kundër ekipit ‘Apeks’ me rezultat 19:16, shkruan kosovalive.net

Pas pjesës së parë, BNE u gjetën në disavantazh me rezultat 10:5, por arritën që të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë.

Tashmë atyre u duhet edhe një fitore që të sigurojnë kualifikimin. Momentalisht në kualifikime ata kanë 2 fitore edhe 1 humbje./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua